U rikthyen si rivale mode: Meryl Streep apo Anne Hathaway, kush po fiton vëmendjen?

Magazina

Yjet e “The Devil Wears Prada” po mahnitin nga Seoul deri në Javën e Modës me paraqitje krejt të ndryshme. Njëra me elegancë klasike, tjetra me guxim modern – fansat janë ndarë në dy kampe Aktorët kanë mbërritur në Seoul për promovimin e projektit të ri dhe çdo dalje e tyre është kthyer në spektakël […]

Madhësia e shkronjave

Yjet e “The Devil Wears Prada” po mahnitin nga Seoul deri në Javën e Modës me paraqitje krejt të ndryshme. Njëra me elegancë klasike, tjetra me guxim modern – fansat janë ndarë në dy kampe

Aktorët kanë mbërritur në Seoul për promovimin e projektit të ri dhe çdo dalje e tyre është kthyer në spektakël stili. Teksa njëra zgjedh elegancën klasike, tjetra eksperimenton me guxim, publiku po komenton se kush po dominon më shumë në këtë duel glamuri.

Në paraqitjen e fundit në Seoul, Meryl Streep zgjodhi një kombinim tërësisht të zi, të shoqëruar me taka klasike dhe syzet ikonike të diellit që i japin gjithmonë autoritet e mister. Pamja e saj rikujtoi fuqinë e personazhit të paharrueshëm Miranda Priestly.

Pranë saj, Anne Hathaway shkëlqeu me një komplet të kuq, të përbërë nga fundi i gjatë dhe xhaketë me prerje të gjerë. Ngjyra e fortë, silueta moderne dhe vetëbesimi në paraqitje e kthyen menjëherë në qendrën e vëmendjes.

Edhe një paraqitje më herët u komentua gjerësisht, sepse dy aktoret dukeshin sikur kishin “ndërruar rolet”. Meryl u shfaq me kostum të kuq, pantallona elegante dhe sako të prerë në bel, ndërsa Anne zgjodhi pantallona të zeza dhe këmishë të bardhë me mëngë voluminoze, një kombinim mes klasikes dhe modernes, transmeton Telegrafi.

Por surprizat nuk përfunduan aty. Dy divat morën vëmendje edhe gjatë Javës së Modës në Mexico City, ku dëshmuan se stili i tyre mund të transformohet plotësisht nga një event në tjetrin.

Meryl Streep këtë herë u shfaq me një fustan saten ngjyrë blu të errët, me kopsa përgjatë gjatësisë dhe rrip efektiv në bel që theksonte siluetën. Një paraqitje aristokratike që dëshmoi se eleganca e vërtetë nuk ka moshë.

Anne Hathaway ishte ndoshta më ekstravagantja. Ajo zgjodhi një fustan me shkëlqim në nuancë bordo, të kombinuar me çizme lëkure mbi gju, duke sjellë një pamje dramatike dhe shumë moderne.

Filmi i parë, i publikuar në vitin 2006, u kthye në fenomen kulturor dhe vazhdon të konsiderohet referencë për modën, ambicien dhe botën e revistave luksoze. Pikërisht për këtë arsye, çdo dalje e re e protagonisteve po ndiqet me interes të madh nga publiku.

Tani pyetja që po qarkullon kudo është e thjeshtë: Cili stil ju pëlqeu më shumë, eleganca klasike e Meryl apo guximi modern i Anne? /Telegrafi/