Sulmuesi Milot Avdyli ka dhuruar një asistim të mrekullueshëm për Celjen ndaj Radomlje.
Anësori i krahut ishte protagonisti kryesor te goli i dytë i Celjes, ku e gjeti për mrekulli Iosifov.

Me një goditje në stilin e Quaresmas, pra me të jashtmen – Avdyli e vendosi Iosifov para portës, me këtë të fundit që e kishte të lehtë të shënonte nga afërsia (37’).
Ndërkohë, Celje po vazhdon fuqishëm drejt titullit kampion me 62 pikë. Për ish-kapitenin e Kosovës U21 përndryshe ky ishte asistimi i pestë në kampionatin slloven./Telegrafi/





