Një video e veçantë, e realizuar nga pianisti francez Aurelien Froissart në një hapësirë publike, ka tërhequr vëmendjen e mijëra njerëzve në rrjetet sociale.
Në qendër të momentit janë këngëtari shqiptar Besnik Qaka dhe vajza e tij 6-vjeçare, Una, të cilët u panë duke kënduar së bashku në një skenë spontane dhe plot emocion.

Ngjarja nisi kur pianisti po interpretonte një melodi, ndërsa vogëlushja Una iu afrua dhe i kërkoi të luante këngën Die With a Smile.
Kërkesa e saj e thjeshtë u kthye shpejt në një moment të paharrueshëm.
Una ftoi edhe babanë e saj pranë pianos, duke krijuar një duet që mahniti publikun përreth.
Me zërin e saj të ëmbël dhe praninë e sigurt përkrah babait, ajo tregoi talent dhe ndjeshmëri, ndërsa të pranishmit u shfaqën të emocionuar dhe vërtet të shokuar nga performanca e papritur. /Telegrafi/





