Liverpooli ka shënuar fitore komode në shtëpi ndaj Fulhamit, në kuadër të xhiros së 32-të në Ligën Premier.
“Reds” pas disa paraqitjeve zhgënjyese u këndellen në kohën më të mirë për të triumfuar me rezultat 2-0.
Vendasit e nisën rrezikshëm nga fillimi, me Mo Salah e Cody Gakpo që kishin mundësi shënimi, por Bernd Leno me pritje fantastike ua mohoi golin.

Sidoqoftë, ishte talenti Rio Ngumoha që shënoi një supergol nga distanca për ta zhbllokuar epërsinë (36’).
Vetëm katër minuta më vonë, Mo Salah e dyfishoi epërsinë pas asistimit të Gakpos (40’).
Fulhami arriti ta gjejë rrugën drejtë rrjetës përmes Sasa Lukic, mirëpo goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Kësisoj, Liverpooli shkon në kuotën e 52 pikëve në pozitën e pestë ndërsa Fulham renditet në vendin e 11-të me 44 sosh./Telegrafi/





