Skenari i çmendur: Man City dhe Arsenali mund ta përfundojnë sezonin me nga 85 pikë dhe golaverazhi ta shpallë kampionin e Anglisë

Sport

Liga Premier veçse u bë më dramatike pas gabimit të Arsenalit, që në shtëpi u mposht nga Bournemouth. Si Arsenal ashtu edhe Man City mbesin dy kandidatët e vetëm për titull, me “Qytetarët” janë nëntë pikë prapa “Topçinjve”, megjithatë kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara. Por, një skenar që mund ta bëjë Ligën Premier […]

Madhësia e shkronjave

Liga Premier veçse u bë më dramatike pas gabimit të Arsenalit, që në shtëpi u mposht nga Bournemouth.

Si Arsenal ashtu edhe Man City mbesin dy kandidatët e vetëm për titull, me “Qytetarët” janë nëntë pikë prapa “Topçinjve”, megjithatë kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Por, një skenar që mund ta bëjë Ligën Premier edhe më dramatike tashmë po qarkullon në rrjetet sociale.

Në bazë të analizës së fundit, nëse Manchester City i fiton të gjitha ndeshjet e mbetura, do të mbledhë plot 85 pikë.

E njëjta situatë mund t’i ndodhë edhe Arsenalit, nëse i fiton të gjitha ndeshjet, por mposhtet nga City në “Etihad” në fundjavën tjetër, pra do t’i ketë 85 pikë.

Nëse ndodhë i tërë ky skenar, atëherë golaverazhi do ta shpallë kampionin e Anglisë, gjë që s’ka ndodhur në dekada.

Kësisoj, të dy gjigantët anglezë tani do të kenë kujdes edhe për golat e pranuar sepse mund të kenë rol tepër të madh në fundin e sezonit./Telegrafi/