Arsenali synon transferimin e jashtëzakonshëm të tre lojtarëve nga rivali i tyre në Angli

Sport

Arsenali aktualisht po monitoron tre lojtarë nga i njëjti klub i Ligës Premier, në prag të një verë të mundshme me shpenzime të mëdha në afatin kalimtar. “Topçinjtë” janë aktualisht në krye të Ligës Premier, me nëntë pikë avantazh ndaj ndjekësve më të afërt, Manchester City. Trajneri Mikel Arteta synon t’i japë fund një thatësire […]

Madhësia e shkronjave

Arsenali aktualisht po monitoron tre lojtarë nga i njëjti klub i Ligës Premier, në prag të një verë të mundshme me shpenzime të mëdha në afatin kalimtar.

“Topçinjtë” janë aktualisht në krye të Ligës Premier, me nëntë pikë avantazh ndaj ndjekësve më të afërt, Manchester City.

Trajneri Mikel Arteta synon t’i japë fund një thatësire personale prej gjashtë vitesh pa trofe, si dhe të fitojë titullin e parë të ligës për Arsenalin që nga viti 2004.

Sipas TeamTALK, drejtori sportiv Andrea Berta është i interesuar të “bastisë” Newcastle United për tre prej yjeve të tyre më të vlefshëm.

Anthony Gordon, Tino Livramento dhe Sandro Tonali janë në listën e interesit, me sulmuesin Gordon që është objektivi kryesor i klubit londinez.

Reprezentuesi anglez ka qenë më herët në radarin e Liverpoolit dhe konsiderohet si një aset që mund të shitet nga Newcastle, i cili pritet të detyrohet të realizojë disa largime në muajt e ardhshëm.

Gordon thuhet se është i interesuar të punojë nën drejtimin e Artetës dhe është i gatshëm të garojë në nivelin më të lartë. Newcastle pritet të mos kualifikohet në Ligën e Kampionëve, dhe kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga rrethi i lojtarit 25-vjeçar.

Sa i përket Livramentos, ai më herët ka qenë në radarin e Manchester Cityt, ndërsa Tonali po ashtu po zgjon interes nga klubet elitare të Europës.

Për të financuar këto transferime, Arsenali do të duhet të jetë i ashpër me disa lojtarë aktualë të skuadrës.

Ndër lojtarët që mund të largohen përmenden edhe produktet e akademisë Myles Lewis-Skelly dhe Ethan Nwaneri./Telegrafi/