Dy gra u grindën para një arkivoli pasi zbuluan se të dyja ishin të dashura të të njëjtit burrë tradhtar.
Shqetësimi tronditës shpërtheu gjatë përkujtimit të burrit, duke i lënë të pranishmit të shtangur, transmeton Telegrafi.
Pamjet dramatike tregojnë kapakun e arkivolit që gati sa nuk u hap, ndërsa dyshja iu afrua njëra-tjetrës përpara se të tërhiqej nga një kalimtar.

Një grua kishte qëndruar pranë arkivolit, duke i pëshpëritur një lamtumirë të butë të ndjerit. Ajo u dëgjua të thoshte: ‘I dashur, do të më mungosh’.
Por lamtumira e saj emocionale ngriti menjëherë dyshime tek një grua tjetër e pranishme.
Ajo u ngrit në këmbë dhe u përball me të huajën që qante, duke e pyetur: ‘Kush je ti’.
Kur gruaja zbuloi se kishte pasur një lidhje romantike me të ndjerin, situata u përshkallëzua.
Të dyja gratë pretenduan se ishin partneret e tij – përpara se të nisnin një përleshje pranë arkivolit në përkujtimin e burrit në Veracruz, Meksikë.
Videoja është bërë viral në Instagram, duke grumbulluar më shumë se 150,000 shikime dhe qindra komente. /Telegrafi/




