Koleksionisti hap shtatë pako me letra sportive gjatë fluturimit dhe thyen rekord botëror

Life/Bizare

Një koleksionist britanik ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness pasi arriti të hapë shtatë pako me letra koleksionuese brenda një minute, ndërsa qëndronte i lidhur në krahun e një aeroplani në fluturim. Colby Bull, banor i Londrës dhe themelues i kompanisë së koleksionueshmeve të rralla Edition One, e realizoi këtë sfidë më 13 tetor […]

Madhësia e shkronjave

Një koleksionist britanik ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness pasi arriti të hapë shtatë pako me letra koleksionuese brenda një minute, ndërsa qëndronte i lidhur në krahun e një aeroplani në fluturim.

Colby Bull, banor i Londrës dhe themelues i kompanisë së koleksionueshmeve të rralla Edition One, e realizoi këtë sfidë më 13 tetor në aeroportin Headcorn, në rajonin Kent të Anglisë, transmeton Telegrafi.

Bull u ngrit në një lartësi prej rreth 183 metrash, mbi krahun e një aeroplani dykrahësh Boeing Stearman të viteve 1940. Gjatë fluturimit, me kamera që regjistronin gjithçka, ai arriti të hapte shtatë pako me letra të serisë 2025-26 Topps Chrome Update Series Basketball Hobby, pa humbur asnjërën prej tyre nga era që frynte me shpejtësi prej rreth 193 kilometrash në orë.

Kjo arritje i siguroi atij rekordin Guinness për numrin më të madh të pakove me letra koleksionuese të hapura gjatë një fluturimi në krahun e aeroplanit brenda një minute. Organizata e certifikoi zyrtarisht rekordin një ditë pas fluturimit.

“Çdokush që merret me këtë hobi e njeh ndjesinë e hapjes së një pakoje. Desha të shihja si do të ishte kjo përvojë me gjithë atë adrenalinë”, tha Bull për faqen e lajmeve What’s The Jam.

Ai tregoi se gjatë sfidës zemra i rrihte fort dhe duart i ishin mpirë, ndërsa përpiqej të përqendrohej përballë erës që tërhiqte mbështjellëset e pakove.

“Kisha vetëm 60 sekonda në dispozicion. Shtatë pako më dukeshin si shtatëdhjetë”, u shpreh ai. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Komentet