Ferizaj ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Llapit me rezultat 2-1, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Ferizaj triumfoi si mysafir në stadiumin “Zahir Pajaziti”, duke bërë një hap të madh drejt finales, pasi ndeshjen kthyese do ta zhvillojë në shtëpi.

Goli i parë i takimit erdhi në pjesën e parë, kur pas një goditjeje nga këndi të Qlirim Avdullit, topi u devijua nga mbrojtja e Llapit dhe përfundoi në rrjetë për 0-1.
Në pjesën e dytë, Llapi u përpoq të reagojë, por pa sukses konkret. Ndërkohë, në minutën e 87-të, Kushtrim Shabani shënoi për 0-2, duke e afruar edhe më shumë Ferizajn drejt fitores.
Megjithatë, vendasit nuk u dorëzuan dhe në kohën shtesë Besar Musolli realizoi për 1-2, duke mbajtur gjallë shpresat e Llapit për ndeshjen kthyese.
Me këtë rezultat, Ferizaj krijon një avantazh të vlefshëm para ndeshjes së dytë, që pritet të vendosë skuadrën finaliste. /Telegrafi/





