Max Dowman i Arsenalit thyen rekordin e madh në Ligën e Kampionëve

Mesfushori i Arsenalit, Max Dowman, bëri histori pasi u aktivizua si zëvendësues në minutën e 76-të të ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Sporting Lisbonës. Arsenali mori një fitore të madhe 1-0 në udhëtim te Sportingu, duke marrë një avantazh para ndeshjes kthyese në javën e ardhshme në ‘Emirates’. Përveç fitores, te […]

Sport

Mesfushori i Arsenalit, Max Dowman, bëri histori pasi u aktivizua si zëvendësues në minutën e 76-të të ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Sporting Lisbonës.

Arsenali mori një fitore të madhe 1-0 në udhëtim te Sportingu, duke marrë një avantazh para ndeshjes kthyese në javën e ardhshme në ‘Emirates’.

Përveç fitores, te Topçinjtë pati edhe një rekord të thyer nga talenti Max Dowman, i cili shkroi histori me inkuadrimin e tij në lojë gjatë pjesës së dytë.

Me vetëm 16 vjeç e 97 ditë, anglezi u bë lojtari më i ri që luajti ndonjëherë në një çerekfinale të garës më të madhe evropiane për klube.

Duke vepruar kështu, Dowman tejkaloi rekordin e mbajtur më parë nga ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, i cili doli në fushë kundër PSG gjatë sezonit 2023/24 në moshën 16 vjeç e 272 ditë. /Telegrafi/