Kryetari i Këshilli Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, do të marrë pjesë si panelist në panelin kryesor të Samitit të Diasporës Shqiptare që mbahet në Shqipëria.
Në kuadër të panelit me temë “Diaspora dhe demokracia përfaqësuese në hapësirën shqiptare: nga vota te përfaqësimi institucional”, Rexhepi do të përfaqësojë interesat dhe zërin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në një nga forumet më të rëndësishme mbarëkombëtare.
Pjesëmarrja në këtë nivel të lartë përfaqësimi reflekton angazhimin për forcimin e bashkëpunimit institucional ndërmjet Shqipërisë dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar, si dhe rritjen e koordinimit në çështjet me interes të përbashkët.
Kjo gjithashtu dëshmon progresin në zbatimin e strategjisë së KKSh për thellimin e lidhjeve me Shqipërinë dhe Kosova, me fokus në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe avancimin e përfaqësimit institucional të shqiptarëve në Luginën e Preshevës./BujanociNet/







