“Ke ngecur te krevati”, Selin dhe Miri akuzojnë njëri-tjetrin, ndërhyn Rogerti: Këta njihen nga jashtë

Teksa finalja e madhe po afron, në shtëpinë e Big Brother VIP Albania janë rikthyer sërish tensionet mes Mirit dhe Selinit, lidhur me “historinë e krevatit” – një situatë që, sipas tyre, ka nisur që në ditën e parë të këtij edicioni dhe vazhdon ende të jetë shkak përplasjeje. Dy banorët u përballën hapur, duke […]

Magazina

Teksa finalja e madhe po afron, në shtëpinë e Big Brother VIP Albania janë rikthyer sërish tensionet mes Mirit dhe Selinit, lidhur me “historinë e krevatit” – një situatë që, sipas tyre, ka nisur që në ditën e parë të këtij edicioni dhe vazhdon ende të jetë shkak përplasjeje.

Dy banorët u përballën hapur, duke akuzuar njëri-tjetrin për mënyrën se si kanë rrjedhur ngjarjet pas momentit kur kishin fjetur në të njëjtin krevat. Për ta sqaruar situatën, Vëllai i Madh publikoi edhe klipin me pamjet dhe qëndrimet e tyre, gjë që ndezi edhe më shumë debatin.

Miri pretendoi se gjithçka ka ardhur si pasojë e një vendosjeje nga Kristi, ndërsa shtoi se Selini kishte kërkuar të flinte pranë tij, duke e quajtur sjelljen e saj “shumë të pastër”.

“Kristi na vendosi në një krevat, sepse Selin e ka kërkuar të flejë afër Mirit. Është parë ajo shumë e pastër. Për batutat, patjetër që do bënim batuta për t’u miqësuar. Ja ku është Selin”, u shpreh Miri.

Nga ana tjetër, Selini e mohoi këtë version, duke thënë se kur ajo hyri në shtëpi krevatet ishin të zëna dhe se batutën për të qëndruar afër Mirit e kishte përdorur në mënyrë spontane.

“Këto pamje nuk janë reagimet e para. Kur jam futur brenda, të gjitha krevatet ishin zënë. Kam thënë: do i them Kristit, për të njëjtën batutë, dua të rri afër Mirit”, tha Selini.

Ajo shtoi se i kishte kërkuar Kristit ta ndërronte krevatin dhe se kishte vendosur të mos e ushqente më këtë debat, duke e akuzuar Mirin se i jep një tjetër kontekst historisë.

“Kristit ia kam thënë: a mund ta ndërroj krevatin. Kam vendosur të mos replikoj më me këtë situatë… Miri i jep tjetër kontekst historisë. Ti ke ngel akoma te krevati, unë kam shumë më tej për të diskutuar”, u shpreh ajo.

Miri reagoi duke thënë se nuk ishte ai që po e mbante gjallë temën, pasi sipas tij ishte Vëllai i Madh që e riktheu në diskutim përmes klipit.

“Nuk kam ngecur unë, Vëllai i Madh i solli sot”, deklaroi ai, ndërsa Selini këmbënguli: “Mirit i intereson ta çojë temën gjithmonë te historia e krevatit”.

Debati mori tjetër drejtim kur në bisedë ndërhyri edhe Rogerti, i cili hodhi dyshime se mes tyre mund të ketë pasur njohje apo komunikim edhe para hyrjes në Big Brother. Sipas tij, gjuha e trupit në momentin e takimit nuk i ngjante një takimi mes dy personash të panjohur.

“Diçka ka mes tyre para se të hynë në Big Brother… Pashë gjuhën e trupit që nuk ishin të surprizuar kur u takuan. Mu duk një gjuhë trupi sikur ishte e planifikuar… Fakti që nuk e kanë lëshuar krevatin… Gjuha e trupit po gënjen”, tha Rogerti.

Megjithatë, si Miri ashtu edhe Selini i mohuan këto akuza, duke insistuar se nuk njihen jashtë shtëpisë dhe se gjithçka lidhet vetëm me ngjarjet brenda lojës.

Përplasja e tyre, tashmë e kthyer në një temë të përsëritur, vjen në një moment kur loja është në fazën më të ndjeshme, me finalen shumë pranë dhe çdo debat që mund të ndikojë në perceptimin e publikut. /Telegrafi/