​Vidhen 300 euro nga një xhami, dy të tjerave iu dëmtohen arkat

Në njërën morën para, por në dy të tjera ngelën vetëm në tentim. Me kësi fati hajnat u ndan nga tri xhami të fshatrave te Kamenicës që I synuan t’I grabisin më 3 dhe 5 prill në tre fshatra të Kamenicës. Në xhaminë e fshatit Topanicë persona të panjohur kanë thyer e dëmtuar kasafortën e […]

Nacionale

Në njërën morën para, por në dy të tjera ngelën vetëm në tentim.

Me kësi fati hajnat u ndan nga tri xhami të fshatrave te Kamenicës që I synuan t’I grabisin më 3 dhe 5 prill në tre fshatra të Kamenicës.

Në xhaminë e fshatit Topanicë persona të panjohur kanë thyer e dëmtuar kasafortën e xhamisë, porse nuk kanë arritur të përvetësojnë diçka.

Babai i imamit të Xhamisë, Isuf Kqiku tha për KosovaPress se kasaforta ishte vërejtur nga një xhematli.

Aty kishte pasur monedha të hekurta të cilar nuk kishin arritur ti marrin.

“Një xhematli kishte ardhur më herët dhe kur ka hy e ka diktuar këtu këtë kasafortën që kanë tentuar ta thejnë, nuk kanë mundur me thy, çfarë mjete kanë pasur nuk e di. E kemi lajmëru policinë. E rregulluam ne kasafortën e e vendosëm në vend.. nuk ka pasur paea kanë qenë disa të hekurit ato nuk kanë mundur ti nxjerrin, mesiguri e kanë pa se po vie dikush dhe kanë dalur, nuk e di se kush ka qenë. Nuk kemi kamera, duhet ti kemi. Ne lajmin e morrën në mbrëmje mas ikendisë. Nuk mbledhën këtu shumë para, xhematë ka pak por hajnat nuke. Shohin se a ka para a jo.. nuk e dimë kemi dëgjuar përmes mjeteve të informimi. Sipas gjasave mbasi dita e njëjtë dhe ora mundet me qenë”, tha ai.

Ndërsa, në xhaminë e fshatit Rogoqicë, i dyshuari është vërejtur në kamerat e xhamisë që tentoi ta thyente kasafortën me mjete të forta.

Kosovapress ka kontaktuar dhe imamin e xhamise por i njejti nuk pranoi te pronocohet duke thënë se të gjitha detajet i ka dhënë në polici.

Ndryshe nga dy rastet e mëparme në fshatin Shipashnicë e Poshtme, hajni ka hyrë në objektin e xhamisë dhe me forcë ka thyer kasafortën nga ku ka vjedhur 300 euro në monedha metalike.

Banori i fshatit, Demush Shabani tha se në kasafortë pas vjedhjës së rëndë kanë gjetur vetëm gjashtë euro de një stilolaps.

“Ka pa dikush, unë për vete nuk e kam parë por ishte thyer xhamia. Kanë thirrur policinë, kanë ardhur. 300 euro kanë qenë ose mbi 300. E kanë vërejtur se nuk është dryri siç është i vendosur, e kanë shiku kanë qenë gjashtë euro dhe një kimik. Eshtë hera e dytë që thyhet”, tha ai.

Ndërsa, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tha për KosovaPress se i dyshuari për vjedhjën e rëndë është identifikuar përmes kamerave të sigurisë dhe tani është në kërkim e sipër.

Ismet Hashani, zëdhënës I Policisë, Rajoni i Gjilanit

“Policia e Kosovës është njoftuar për tre rastet të vjedhjeve në tre lokacione të ndryshme në disa fshatra të komunës se Kamenicës. Rasti i parë ka ndodhur në fshatin Shipashnicë e Ulët ku përgjegjësi i xhamisë së këtij fshati ka njoftuar policinë se një person tani për tani i panjohur, i cili vetëm është identifiku përmes kamerave por është në kërkim e sipër, dyshohet se nga kasaforta e xhamisë e hapur me forcë ka marrë 300 euro që kanë qenë donacion i xhamise. Dy rastet e tjera janë raportuar nga imamët e xhamive në fshatin Topanicë dhe në Rogoqicë. Këto dy raste kanë qenë verëm në tentativë. Nuk mund të themi se a janë të njëjtit sepse hetimet janë në vazhdimësi, por pasi kemi pamje të vendit ku ka ndodhur vjedhja hetimet do të rezultohnë tezultate pozitive dhe do vërehet se a janë personat e njëjtë”, tha ai.

Tre rastet hanë në hetim e sipër për tentim vjedhje dhe vjedhje të rëndë nga prokuroria.

Ende nuk dihet se a janë personat e njëjtë që tentuan e grabitën xhamitë e fshatrave të Kamenicës.