Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës ka bërë të duitur se pas pranimit të propozimeve me shkrim nga subjektet politike për anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, u është drejtuar institucioneve kompetente të sigurisë me kërkesë për verifikimin e kandidatëve të propozuar.
Sipas një njoftimi për media thuhet se afati pesëditor nga pranimi i propozimeve ka përfunduar të premten, ndërsa procedura e emërimit ende nuk është përmbyllur për shkak se Zyra e Presidentes është në pritje të përgjigjeve nga institucionet kompetente lidhur me verifikimet e kërkuara.
“Pas pranimit të këtyre përgjigjeve, Zyra e Presidentes do të ndërmarrë veprimet e mëtejme për përmbylljen e procedurës së emërimit të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/





