Holanda nuk do të marrë pjesë në Eurovisionin e ardhshëm, ka konfirmuar transmetuesi zyrtar holandez AVROTROS.
Arsyeja kryesore është përfshirja e Izraelit dhe ndikimi i konfliktit në Gaza, për shkak të të cilit Holanda beson se Eurovisioni nuk mund të konsiderohet më një garë neutrale.

Drejtori i AVROTROS, Taco Zimmerman, deklaroi se konfliktet ndërkombëtare po ndikojnë gjithnjë e më shumë në konkurs dhe se Eurovisioni është shndërruar në një ‘platformë për ndarje’.
Holanda nuk është i vetmi shtet që ka vendosur të tërhiqet. Edhe Islanda, Spanja, Irlanda dhe Sllovenia kanë refuzuar pjesëmarrjen në Eurovisionin e ardhshëm.
Spanja, Irlanda dhe Sllovenia kanë vendosur gjithashtu të mos e transmetojnë konkursin.
AVROTROS tha se ndryshimet e paralajmëruara nga organizatorët nuk kanë qenë të mjaftueshme për të rikthyer besimin tek karakteri i pavarur dhe neutral i Eurovisionit.
Debati është përqendruar veçanërisht te pjesëmarrja e Izraelit, gjersa organizatorët kanë deklaruar se vendet e përfshira në konflikte të armatosura mund të përjashtohen nga gara.
Megjithatë, kjo nuk ka mjaftuar për të bindur disa vende që të vazhdojnë pjesëmarrjen. /Telegrafi/





