Real Madridi përjashton mundësinë e nënshkrimit të Rodrit në verë

Real Madridi thuhet se e ka përjashtuar mundësinë e nënshkrimit të mesfushorit të Manchester Cityt, Rodri, gjatë afatit kalimtar të verës. Rodri, kontrata e të cilit skadon vitin e ardhshëm, kohët e fundit shprehu dëshirën e tij për të luajtur për Los Blancos. Keto lajme u pasuan nga komentet e habitshme të trajnerit të Cityt, […]

Sport

Real Madridi thuhet se e ka përjashtuar mundësinë e nënshkrimit të mesfushorit të Manchester Cityt, Rodri, gjatë afatit kalimtar të verës.

Rodri, kontrata e të cilit skadon vitin e ardhshëm, kohët e fundit shprehu dëshirën e tij për të luajtur për Los Blancos.

Keto lajme u pasuan nga komentet e habitshme të trajnerit të Cityt, Pep Guardiola, i cili tha se asnjë lojtar nuk do ta refuzonte një transferim te gjigantët e La Ligës.

Megjithatë, burime të larta brenda Madridit e kanë konsideruar transferimin e Rodrit të pamundur dhe nënshkrimet e reja duhet të balancohen nga largimet.

Sipas gazetarit Guillermo Rai nga The Athletic, Real Madridi e ka përjashtuar mundësinë e nënshkrimit të mesfushorit të Manchester Cityt, Rodri, gjatë verës.

Los Blancos janë në kërkim të një mesfushori të ri qendror, me lojtarë si Adam Ëharton dhe Kees Smit në listën e tyre të dëshirave. /Telegrafi/