Aktorja Zendaya ka zbuluar se sezoni i tretë i serisë “Euphoria” do të jetë me shumë gjasa edhe sezoni i fundit i këtij seriali të njohur.
Ajo foli për të ardhmen e serisë gjatë një interviste në “The Drew Barrymore Show”, duke bërë të ditur se historia e Rue dhe bashkëmoshatarëve të saj po afrohet drejt fundit.
Kur u pyet nëse sezoni i tretë do të shërbente si sezon përshëndetës, Zendaya e konfirmoi me fjalët: “Mendoj se po”.

Ajo gjithashtu bëri të ditur se episodat e reja do të tregojnë përfundimin e rrëfimit dhe pasojat e veprimeve të personazheve.
Ky sezon vazhdon pas ngjarjeve dramatike të sezonit të mëparshëm: marrëdhënia mes Cassie dhe shoqes së saj më të mirë Maddy u shkatërrua për shkak të lidhjes së Cassie me Nate Jacobs.
Ndërkohë, Rue po përballet me varësinë që e ka çuar në kufijtë e mundësive të saj.
Seriali ka shpërfaqur shumë aktorë të rinj, përfshirë Sydney Sweeney, Jacob Elordi dhe Colman Domingo, duke e bërë sezonin e tretë një përvojë të rëndësishme për fansat e serisë. /Telegrafi/





