Raporti i tensionuar dhe përplasjet në Big Brother, Juela e injoron Gretën – nuk i jep dorën

Greta Kazazi dhe disa ish-banorë janë futur mbrëmjen e djeshme (e hënë) në Big Brother VIP Albania për të qenë në dasmën e Mateo Borrit dhe Brikena Selmanit. Në një moment, Greta u afrua për të përshëndetur dhe t’i dhënë dorën Juela Nikollit, por kjo e fundit e refuzoi. Kjo pasi ato patën përplasje të […]

Magazina

Greta Kazazi dhe disa ish-banorë janë futur mbrëmjen e djeshme (e hënë) në Big Brother VIP Albania për të qenë në dasmën e Mateo Borrit dhe Brikena Selmanit.

Në një moment, Greta u afrua për të përshëndetur dhe t’i dhënë dorën Juela Nikollit, por kjo e fundit e refuzoi.

Kjo pasi ato patën përplasje të shumta gjatë këtij edicioni dhe madje Greta doli nga ky format për një ofendim që i bëri Juelës.

Duket se këtë gjë nuk e ka harruar banorja dhe se po vazhdon të ketë inate me të.

Ajo e tha edhe pas dasmës se nuk do t’i japë dorën pasi e ka hedhur poshtë e degraduar para të gjithëve.

Përjashtimi i Gretës nga Big Brother u bë gjatë një prej spektakleve, për gjuhën e fjalorin e papranueshëm.

Krahas kësaj, kanë mbetur edhe pak ditë deri në finalen e madhe të Big Brother që do të jetë më 18 prill. /Telegrafi/