Futen disa ish-banorë në Big Brother për dasmën e Brikenës me Mateon

Disa ish-banorë janë futur brenda për dasmën e Brikena Selmanit me Mateo Borrin. Xhodi Skura, Ardit Murataj, Erik Lloshi, Kristi Malaj, Juxhin Plovishti – janë disa nga konkurrentët që i janë bashkuar konkurrentëve në garë. Ata shihet se kanë mall për ambientin brenda, por edhe për banorët, me të cilët kanë kaluar kohë. Kristi nga […]

Magazina

Disa ish-banorë janë futur brenda për dasmën e Brikena Selmanit me Mateo Borrin.

Xhodi Skura, Ardit Murataj, Erik Lloshi, Kristi Malaj, Juxhin Plovishti – janë disa nga konkurrentët që i janë bashkuar konkurrentëve në garë.

Ata shihet se kanë mall për ambientin brenda, por edhe për banorët, me të cilët kanë kaluar kohë.

Kristi nga ana tjetër do të celebrojë çiftin për faktin se këtë e kërkoi modelja nga Kosova.

Në dasmë do të interpretojë Gena, këngëtari i preferuar po ashtu i Brikenës.

Rogerti nga ana tjetër ka paralajmëruar se do t’i prishë dasmën, derisa ka përgatitur edhe një fjalim.

Megjithatë, mbetet për t’u parë se si do të vijojë kjo mbrëmje e veçantë. /Telegrafi/