Gena i ftuar special për të performuar në dasmën e Brikenës me Mateon

Sonte (e hënë) do të mbahet dasma e dytë në Big Brother VIP Albania 5. Pas asaj të Selin Bollatit me DJ Gimbon, martohet edhe Brikena Selmani me Mateo Borrin. I ftuar special për të performuar është artisti i mirënjohur shqiptar, Gena. “Një surprizë speciale për këtë mbrëmje të veçantë. Për një atmosferë plot muzikë […]

Magazina

Sonte (e hënë) do të mbahet dasma e dytë në Big Brother VIP Albania 5.

Pas asaj të Selin Bollatit me DJ Gimbon, martohet edhe Brikena Selmani me Mateo Borrin.

I ftuar special për të performuar është artisti i mirënjohur shqiptar, Gena.

“Një surprizë speciale për këtë mbrëmje të veçantë. Për një atmosferë plot muzikë dhe festë, dasma e Brikenës dhe Mateos do të ketë si të ftuar special, Genën”, thuhet në njoftim në faqen zyrtare të Big Brother në Instagram.

Kjo vjen pasi banori i propozoi modeles nga Kosova mbrëmjen e djeshme (e diel) për t’u bërë partnerja e tij.

Në mungesë të unazës, ai i bëri propozimin me një byzylyk për dorë.

Ata kanë ndarë ftesat për banorët që duan të ftojnë në ditën e tyre të veçantë. /Telegrafi/