Pasojat e konfliktit në Lindjen e Mesme – koreanët po blejnë qese mbeturinash

Në Seul të Koresë së Jugut, qytetarët krijuan panik duke blerë masivisht qese plastike mbeturinash, jo ushqime apo ilaçe. Madje, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shitjet arritën në rreth 2.7 milionë qese në ditë, gati pesëfish më shumë se normalisht. Arsyeja lidhet me frikën për mungesë furnizimi, pasi këto qese janë të detyrueshme për […]

Life/Bizare

Në Seul të Koresë së Jugut, qytetarët krijuan panik duke blerë masivisht qese plastike mbeturinash, jo ushqime apo ilaçe.

Madje, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shitjet arritën në rreth 2.7 milionë qese në ditë, gati pesëfish më shumë se normalisht.

Arsyeja lidhet me frikën për mungesë furnizimi, pasi këto qese janë të detyrueshme për hedhjen e mbeturinave dhe prodhohen nga nafta.

Kriza është përkeqësuar nga tensionet në Ngushticën e Hormuzit, që kanë vështirësuar furnizimin me naftë.

Autoritetet paralajmërojnë se vendi po përballet njëkohësisht me rritje të çmimeve të naftës, dobësim të monedhës dhe inflacion në rritje. /Telegrafi/