“Nuk i dihet të ardhmes”, ylli i Chelseat lë të hapur derën për Real Madridin

Mesfushori 24-vjeçar, Moises Caicedo, ka konfirmuar sërish se dëshiron të qëndrojë te Chelsea sa më gjatë të jetë e mundur. Ai ka theksuar gjatë pauzës ndërkombëtare se dëshiron të bëhet një legjendë në ‘Stamford Bridge’. Në një intervistë për gazetë...

Sport

Mesfushori 24-vjeçar, Moises Caicedo, ka konfirmuar sërish se dëshiron të qëndrojë te Chelsea sa më gjatë të jetë e mundur. Ai ka theksuar gjatë pauzës ndërkombëtare se dëshiron të bëhet një legjendë në ‘Stamford Bridge’.

Në një intervistë për gazetën spanjolle AS, Caicedo, i cili u transferua te Chelsea nga Brighton për 115 milionë euro në gusht 2023, reflektoi mbi ngritjen e tij të shpejtë në nivele superylli.

“Jam shumë krenar për gjithçka që kam arritur deri tani. Kam ende shumë për të bërë. Të jem te Chelsea tani dhe të luaj në Botëror me Ekuadorin është diçka e veçantë, si për familjen time ashtu edhe për mua. Rruga përpara kërkon punë të vazhdueshme sepse dua të jem edhe më i mirë”, tha ai.

Duke u pyetur nëse mund të shihet te Real Madrid, Caicedo, i cili ka ende rreth pesë vite në kontratën e tij në Londër, u shpreh se futbollit nuk i dihet asnjëherë.

“Nuk e di kurrë në futboll, apo jo? Aktualisht kam kontratë me Chelsea. E vërteta është se nuk kam menduar për ndonjë klub tjetër ose largim nga Londra, por gjithçka mund të ndodhë”.

“Gjithçka që dua është të kënaqem me futbollin. Kam kontratë dhe dua të vazhdoj të luaj sa të më lejojë Zoti. Më pas, do të shohim se çfarë ndodh dhe çfarë surprizash na sjell e ardhmja”.

“Chelsea është një klub i madh. Më kanë ndihmuar shumë që kur erdha. Dua t’u kthej besimin dhe të qëndroj aty sa më gjatë që të mundem”, ka deklaruar Caicedo./Telegrafi/