Zendaya shkëlqen me fustan transparent të kaltër në festën pas premierës së The Drama

Zendaya ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante gjatë festës pas premierës së filmit të ri The Drama në New York. Aktorja 29-vjeçare u shfaq me një fustan të gjatë të kaltër të errët me pjesë transparente, që nxirrte në pah linjat e saj tr...

Magazina
Reklame

Zendaya ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante gjatë festës pas premierës së filmit të ri The Drama në New York.

Aktorja 29-vjeçare u shfaq me një fustan të gjatë të kaltër të errët me pjesë transparente, që nxirrte në pah linjat e saj trupore, ndërsa pamjen e kompletoi me taka të larta dhe bizhuteri me diamant dhe safir.

Më herët gjatë mbrëmjes, ajo kishte veshur edhe një tjetër fustan blu nga Schiaparelli Haute Couture në tapetin e kuq, i zbukuruar me mijëra pupla mëndafshi në nuanca të ndryshme blu dhe të zeza, shkruan DailyMail.

Zendaya ka ndjekur një temë të veçantë në paraqitjet e saj, duke u frymëzuar nga tradita e veshjes së elementeve simbolike që lidhen me dasmat.

Për disa nga premierat e filmit, ajo ka zgjedhur edhe veshje të veçanta si një fustan i huazuar nga Cate Blanchett, një fustan i vjetër që e kishte veshur në Oscars 2015 dhe një model i ri i personalizuar nga Louis Vuitton.

Ajo tha për Variety se rikthimi i fustanit të vjetër kishte rëndësi të veçantë për të dhe donte t’i jepte një jetë të re.

Gjatë gjithë turneut promovues, Zendaya është parë edhe me një unazë të artë, duke shtuar spekulimet për një martesë të mundshme me të fejuarin Tom Holland, megjithëse çifti nuk ka konfirmuar asgjë publikisht.

Në filmin The Drama, Zendaya luan rolin e një vajze që përgatitet për martesë, ndërsa historia zhvillohet rreth ngjarjeve që ndodhin para ceremonisë dhe një rrëfimi që ndryshon gjithçka.

Filmi pati premierën më 17 mars në Los Angeles dhe pritet të dalë në kinema më 3 prill. /Telegrafi/