Seminar mbi inteligjencën artificiale për mësimdhënësit në Bujanoc

Shkolla e Mesme Sezai Surroi në Bujanoc ka njoftuar për zhvillimin e një seminari të rëndësishëm mbi përdorimin e inteligjencës artificiale në procesin e mësimdhënies, të organizuar nga OSBE.Sipas njoftimit të shkollës, ky aktivitet synon të kontribuojë në modernizimin e arsimit dhe në përgatitjen e mësimdhënësve për sfidat bashkëkohore. Gjatë seminarit, pjesëmarrësit patën mundësinë të […]

Vendore
Reklame

Shkolla e Mesme Sezai Surroi në Bujanoc ka njoftuar për zhvillimin e një seminari të rëndësishëm mbi përdorimin e inteligjencës artificiale në procesin e mësimdhënies, të organizuar nga OSBE.
Sipas njoftimit të shkollës, ky aktivitet synon të kontribuojë në modernizimin e arsimit dhe në përgatitjen e mësimdhënësve për sfidat bashkëkohore. Gjatë seminarit, pjesëmarrësit patën mundësinë të zgjerojnë njohuritë e tyre dhe të njihen me metoda dhe qasje të reja që ndikojnë në rritjen e cilësisë së mësimdhënies.
Drejtoria e shkollës theksoi se mbetet e përkushtuar ndaj zhvillimit të vazhdueshëm profesional të stafit, duke krijuar kushte për përmirësimin e procesit edukativo-arsimor.
Ky seminar konsiderohet si një hap i rëndësishëm drejt integrimit të teknologjisë në sistemin arsimor dhe avancimit të praktikave mësimore në përputhje me zhvillimet moderne.