Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç nesër për vizitë zyrtare në Shkup

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nesër (martë, më 31 mars 2026) do të presë presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviç për në një vizitë zyrtare në Shkup. Presidenti malazez do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në një ...

Nacionale
Reklame

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nesër (martë, më 31 mars 2026) do të presë presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviç për në një vizitë zyrtare në Shkup.

Presidenti malazez do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në një ceremoni në Zyrën e Presidentit, e më pas do të zhvillohet një takim kokë më kokë i Presidentëve, dhe më pas një takim plenar i të dy delegacioneve.

Si pjesë e vizitës zyrtare, do të nënshkruhet një Memorandum Bashkëpunimi midis Këshillave Rinore të Zyrave të dy Presidentëve.Presidenti i Malit të Zi do të vendosë një kurorë me lule në varrin e Goce Delçevit në Kishën e Shën Spasit në Shkup./Telegrafi/