Momenti i shpërthimit në një restorant plot me njerëz në Vietnam, të paktën gjashtë të vdekur

Bota

Sipas autoriteteve vendase, një shpërthim në një zonë të populluar banimi në Hanoi, kryeqytetin e Vietnamit, ka lënë të paktën gjashtë të vdekur dhe 10 të plagosur. Siç raportojnë mediat vendase, shpërthimi ndodhi të martën rreth orës 08:00 në një restorant në distriktin Dong Da. Ai theu dritaret dhe shkaktoi dëme të rënda në ndërtesat […]

Madhësia e shkronjave

Sipas autoriteteve vendase, një shpërthim në një zonë të populluar banimi në Hanoi, kryeqytetin e Vietnamit, ka lënë të paktën gjashtë të vdekur dhe 10 të plagosur.

Siç raportojnë mediat vendase, shpërthimi ndodhi të martën rreth orës 08:00 në një restorant në distriktin Dong Da.

Ai theu dritaret dhe shkaktoi dëme të rënda në ndërtesat e shtëpitë përreth.

Në momentin e shpërthimit, restoranti ishte plot me njerëz.

Ministria e Sigurisë Publike beson se ngjarja lidhet me gazin e përdorur për gatim.

Gazeta vietnameze “VnExpress” raporton se ka frikë se nën rrënoja mund të ketë ende njerëz të bllokuar; ekipet e shpëtimit kanë kaluar orë të tëra duke kërkuar mes gërmadhave.

Një banor i zonës e përshkroi shpërthimin si “shurdhues”.

“Pashë një shkëlqim të fortë drite dhe më pas dyert, xhamat e gjithçka tjetër përreth meje fluturuan”, tha banori, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, për gazetën “VietNamNet”.

Dhjetëra zjarrfikës dhe ekipe të tjera shpëtimi u dërguan në vendngjarje.

Sipas “VnExpress”, edhe më shumë se katër orë më vonë, ekipet po vazhdonin të kërkonin mes rrënojave; në vendngjarje ndodhej edhe kryetari i bashkisë së qytetit.