Trajneri i Konyasporit, İlhan Palut, e cilësoi Kosovën si një ekip shumë të motivuar, fizikisht të fortë dhe me lojtarë që luajnë në ligat evropiane. Ai theksoi se “Dardanët” e çojnë shpejt topin në zonën kundërshtare dhe mund të jenë të rrezikshëm në çdo moment.
Megjithatë, ai beson se Turqia do të dominojë ndeshjen, por paralajmëroi për kujdes maksimal, pasi çdo pakujdesi mund të ndëshkohet në një përballje kaq vendimtare për kualifikimin në Botëror.
Palut veçoi edhe rrezikshmërinë e Vedat Muriqi dhe Fisnik Asllani, duke shtuar se mbrojtësit turq do ta kenë të vështirë përballjen me ta, sidomos në një ndeshje ku Kosova pritet të jetë më sulmuese në shtëpi. “Janë ekip që janë të motivuar shumë, luajnë me forcë, janë ekip që kërkon suksese. Në ekipin e tyre janë lojtarë që luajnë në ligat evropiane. Shumë shpejt e dërgojnë topin në zonën e kundërshtarit. Kanë kulturë të lojës së ashpër. Shto edhe se do të luajnë për ndeshjen për kualifikim në kampionatin botëror”, ka thënë fillimisht Ilhan Palut, trajneri i Konyasporit dhe ish-lojtarit të kombëtares së Kosovës, Zymer Bytyqi.

“Megjithatë, besoj se dominimin në ndeshje do ta kemi ne, por duhet të kemi kujdes sepse në lojën dominuese mund të ndëshkohemi. Duhet të jemi të vëmendshëm çdo minutë dhe në çdo pjesë të fushës. Duhet të kemi durim dhe në këtë formë të marrim rezultatin e duhur. Mund të themi se jemi favorit dhe besoj se kjo gjeneratë me trajnerin Vincenzo Montella do të kemi sukses”.
I pyetur se si do të përballen me sulmuesit e Kosovës, Vedat Muriqin dhe Fisnik Asllanin, dy qendërmbrojtësit turk, Abdulkerim Bardakcı dhe Samet Akaydin, Palut dha mendimin e tij.
“Me Abdulkerimin dhe Sametin, dy qendërmbrojtësit i kam pasur lojtarë në klube të ndryshme dhe me ata kam punuar. Muriqi dhe Asllani janë shumë të mirë. Të themi se Kosova përbëhet nga lojtar këmbëngulës dhe japin atomin e fundit në fushë. Kosova e pres si një ekip më sulmuese se Romania, duke ditur se janë edhe në terrenin vendas”.
“Muriqi dhe Asllani mund të ndalen nga Bardakçi dhe Akaydin, me ndihmën e Ferdi Kadioglu dhe Mert Muldur. Megjithatë, sërish nuk do të jetë e lehtë, duhet të jemi çdo moment, çdo sekondë të vëmendshëm në lojë”, përfundoi ai.
Ndryshe, Kosova është nikoqire e Turqisë të martën më 31 mars, në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45. /Telegrafi/





