Ceremonia e Mobo Awards për vitin 2026 solli një natë të mbushur me suksese dhe surpriza, ku Olivia Dean ishte emri më i spikatur, duke rrëmbyer disa nga çmimet kryesore.
Ajo u shpall artistja më e mirë femër, fitoi albumin e vitit me “The Art Of Loving” dhe këngën e vitit me “Man I Need”, duke konfirmuar dominimin e saj në industrinë muzikore britanike.

Ndërkohë, Jim Legxacy u vlerësua si artisti më i mirë mashkull, ndërsa Central Cee fitoi çmimin për hip-hop.
Mobo Awards 2026 konfirmoi edhe një herë ndikimin e madh të artistëve të rinj dhe diversitetin në skenën muzikore ndërkombëtare. /Telegrafi/





