Mbi 10 tonë k****** janë zbuluar në dy kapanone industriale në qytetin Águilas të Spanjës, në një operacion që ka vënë në qendër të hetimeve një organizatë kriminale shqiptare.
Sipas mediave spanjolle, d**** ishte magazinuar në dy ambiente industriale, të cilat dyshohet se përdoreshin si baza për grumbullimin dhe shpërndarjen e saj në Spanjë dhe vende të tjera të Evropës, transmeton Tch.
Një nga detajet më të rëndësishme të zbuluara gjatë hetimeve është se në kutitë ku mbahej k****** ishin shënuar adresat ku duhej të dërgohej d****. Ky element pritet t’u shërbejë hetuesve për të rindërtuar rrjetin e shpërndarjes dhe për të identifikuar personat që qëndrojnë pas organizimit të trafikut.
d**** u zbulua në zonën industriale El Labradorcico, pasi një paletë e ngarkuar me k****** ra gjatë procesit të shkarkimit.
Përplasja shkaktoi dëmtimin e një pjese të ngarkesës dhe shpërndarjen e disa pakove me k****** në dyshemenë e kapanonit.
Punëtorët që ndodheshin në ambient u larguan me shpejtësi, duke braktisur edhe mjetin e punës. Në vendngjarje mbërriti një patrullë e Policisë Bashkiake, e cila ishte njoftuar për një aksident të mundshëm në punë, por nuk gjeti askënd në ambientet industriale.
Pas kontrolleve, autoritetet zbuluan edhe kapanonin e dytë, duke e çuar sasinë e përgjithshme të kokainës në mbi 10 tonë.
Sipas raportimeve, në kapanonin e parë janë numëruar më shumë se 5 tonë k******, ndërsa zbulimi i ambientit të dytë e rriti ndjeshëm sasinë e sekuestruar.
Vlera e ngarkesës në tregun e paligjshëm përllogaritet të jetë mbi 100 milionë euro.
Hetuesit e Njësisë për Luftën kundër Krimit të Organizuar dhe Trafikut të Drogës po analizojnë adresat e shënuara në kuti, për të përcaktuar destinacionet e ngarkesave dhe strukturën logjistike të organizatës.