Sfida e mos-reagimeve në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 ka vazhduar me një tjetër surprizë të papritur për banorët. Si pjesë e kësaj sfide, në shtëpi hyri opinionistja dhe figura politike Monika Kryemadhi, e cila u përpoq t’i provokonte banorët me komente dhe batuta.
Banorët kishin detyrën të mos reagonin ndaj situatave të krijuara, ndërsa Monika u fut në shtëpi duke ngacmuar disa prej tyre me komente direkte. Edhe pse përpiqeshin të ruanin qetësinë, ata nuk i kursyen nënkuptimet dhe reagimet e tërthorta mes njëri-tjetrit.

“Ajo xhaketa e verdhë Rogert, apapa”, u shpreh Monika, duke iu drejtuar njërit prej banorëve. Rogerti iu përgjigj me humor: “Një nga xhaketat e mia është e një politikani të rëndësishëm”.
– YouTube youtu.be
Më pas, ajo vijoi me komente të tjera për banorët, duke u ndalur te mënyra e të folurit dhe pamja e tyre. “O mret o mret, përdore içik më shumë fjalën ‘mret’ o Mateo. U kënaqe në palestër ti Mateo, si lulëzove! Shumë i bukur bardh e zi Edisa, elegance ishte në nivele të larta”, tha ajo, ndërsa banorët përpiqeshin të mos reagonin hapur.
Hyrja e Monika Kryemadhit krijoi një atmosferë të veçantë në shtëpi, duke testuar sërish durimin e banorëve dhe duke sjellë momente me humor të përmbajtur, teksa ata përpiqeshin të respektonin rregullat e sfidës. /Telegrafi/





