Shtëpia e futbollit FIFA i ka vendosur zyrtarisht pesë rregulla të reja për Kupën e Botës 2026.
FIFA ka njoftuar se ky turne madhor do të jetë paksa më ndryshe, ku është vendosur edhe që VAR-i të ndërhyjë edhe për kartonin e dytë të verdhë.
Një lojtar tashmë do të ketë 10 sekonda kohë për të bërë zëvendësimin, ose në rast që s’e bën atëherë ekipi do të jetë me një lojtar më pak për 1 minutë.

Ndërrime të shpejta: Kur një lojtar zëvendësohet, ai ka 10 sekonda për të dalë nga fusha. Nëse vonohet më shumë, zëvendësuesi duhet të presë një minutë para se të hyjë, duke lënë skuadrën përkohësisht me një lojtar më pak.
Autet dhe goditjet nga porta: Pas dhënies së një auti ose goditjeje nga porta, nis një numërim prej 5 sekondash. Nëse lojtari vonohet më shumë se 5 sekonda, humbet posedimi i topit.
Ndihma mjekësore: Një lojtar që merr ndihmë mjekësore në fushë DUHET të dalë dhe të presë një minutë para se të rikthehet, përveç rasteve kur dëmtimi vjen nga një faull i ndëshkuar me karton.
Zgjerimi i VAR-it: VAR tani do të mund të rishikojë kartonët e dytë të verdhë që çojnë në të kuq, si dhe goditjet e këndit të dhëna gabimisht.
Kapiteni dhe gjyqtari: Vetëm kapiteni lejohet të kërkojë sqarime nga arbitri. Nëse lojtarët e tjerë afrohen apo e rrethojnë arbitrin, do të ndëshkohen me karton të verdhë./Telegrafi/





