80 punonjës në TEC Manastir kërkuan ndihmë mjekësore në Spitalin Klinik në Manastir për shkak të problemeve me stomakun, pasi më parë kishin ngrënë lazanja me salcë në mensën e punëtorëve.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Inspektorati Sanitar Shtetëror kryen një inspektim dhe mbyllën mensën për shkak të dyshimit për helmim nga ushqimi.

Mensa do të mbetet e mbyllur deri në marrjen e rezultateve përfundimtare të inspektimeve.
Qendra e Shëndetit Publik thotë se po analizohen mostrat sipërfaqësore dhe është kryer një anketë epidemiologjike midis punonjësve që janë ankuar për dhimbje stomaku./Telegrafi/





