Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka falënderuar lojtarët nga diaspora që kanë vendosur ta përfaqësojnë Kosovën.
Kosova do ta zhvillojë gjysmëfinalen e play-offit të Kupës së Botës ndaj Sllovakisë, ndërsa ëndërron pjesëmarrjen e parë historike në një kompeticion madhor.
Ademi ka shkruar në rrjetin social “Facebook”, ku ndër të tjera shtoi se janë dy hapa larg ëndrrës së madhe.

Futbollistët që janë lindur e rritur larg atdheut sot përfaqësojnë me krenari Kosovën, duke dëshmuar përkushtim, profesionalizëm dhe lidhje të fuqishme me origjinën e tyre.
Në Bratisllavë, të bashkuar si një familje e madhe, me një qëllim të përbashkët, ta shkruajmë historinë.
Dy hapa larg ëndrrës së madhe. Bashkë për sukses”, shkroi ai.
Kujtojmë, përballja mes Sllovakisë dhe Kosovës zhvillohet të enjten nga ora 20:45./Telegrafi/





