Po prisnin në semaforë, motoçiklisti vjen me 210 kilometra në orë prapa veturave dhe përplaset direkt në njërën prej tyre – humb jetën burri nga Rusia

Kamera e sigurisë kanë kapur një aksident trafiku me fatalitet në Luhansk të Ukrainës që aktualisht është nën kontrollin e forcave ruse. Në pamjet e regjistruara shfaqet momenti kur dy vetura që ishin në duke pritur në semafor por që drita e gjelbër ...

Bota

Kamera e sigurisë kanë kapur një aksident trafiku me fatalitet në Luhansk të Ukrainës që aktualisht është nën kontrollin e forcave ruse.

Në pamjet e regjistruara shfaqet momenti kur dy vetura që ishin në duke pritur në semafor por që drita e gjelbër ishte ndezur, nga mbrapa vjen një motoçikletë me shpejtësi tejet të madhe, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për një burrë nga Rusia i cili po lëvizte me motoçikletë me shpejtësi prej 210 kilometra në orë, i cili në momentin që përplaset dhe “fluturon” disa metra në ajër bie për vdekje në asfalt.

Deri më tani nuk dihet nëse shoferi ishte nën ndikim të alkoolit apo arsyeja se pse ishte duke lëvizur me shpejtësi kaq të madhe.

Ajo çfarë është interesant se edhe veturën në të cilën u përplas është shkatërruar plotësisht nga goditja e fuqishme. /Telegrafi/