PSG-ja ua prish planet e transferimit tre gjigantëve anglezë për Desire Douen

Sport

Arsenali, Chelsea dhe Manchester City kanë marrë një lajm të keq në përpjekjet për transferimin e Desire Doues, pasi Paris Saint-Germain ka bërë përparim në negociatat për rinovimin e kontratës me sulmuesin francez, raporton TEAMtalk. Futbollisti 20-vjeçar ka kontratë me kampionët francezë deri në vitin 2029, por drejtuesit e PSG-së tashmë po punojnë për ta […]

Madhësia e shkronjave

Arsenali, Chelsea dhe Manchester City kanë marrë një lajm të keq në përpjekjet për transferimin e Desire Doues, pasi Paris Saint-Germain ka bërë përparim në negociatat për rinovimin e kontratës me sulmuesin francez, raporton TEAMtalk.

Futbollisti 20-vjeçar ka kontratë me kampionët francezë deri në vitin 2029, por drejtuesit e PSG-së tashmë po punojnë për ta zgjatur atë, me synimin që ta mbajnë lojtarin në Paris edhe për shumë vite të tjera.

Megjithatë, deri më tani nuk është arritur një marrëveshje përfundimtare.

Tri klubet angleze e kanë përcjellë nga afër situatën e Doues, duke shpresuar për një mundësi që ta transferojnë atë në Ligën Premier.

Sidoqoftë, sipas raportimeve, të tria janë njoftuar se francezi nuk ka ndërmend të largohet nga PSG-ja.

Interesim për talentin francez ka shfaqur edhe Bayern Munichu, i cili vazhdon ta pëlqejë lojtarin pasi dështoi ta transferonte në vitin 2024.

Doue është shndërruar në një prej figurave kryesore të repartit ofensiv të PSG-së nën drejtimin e trajnerit Luis Enrique.

Rëndësia e tij për skuadrën parisiene ka bërë që klubi të jetë i vendosur për ta siguruar të ardhmen afatgjatë të sulmuesit, duke ua vështirësuar edhe më shumë punën klubeve të interesuara për shërbimet e tij. /Telegrafi/

Komentet