Polonia dhe Shqipëria do të përballen të enjten mbrëma në gjysmëfinalen për ‘Play-Off’ të Kampionatit Botërorë.
Kapiteni i Polonisë, njëherit ylli më i madh i kësaj Kombëtare, Robert Lewandowski ka folur për këtë sfidë.

Sulmuesi i Barcelonës ka thënë se i mjafton një gol për të kaluar tutje, teksa ka vlerësuar Shqipërinë si një kundërshtarë të vështirë.
“Të shënosh edhe një gol është e mjaftueshme. Nuk do ta krahasoja këtë ndeshje me atë të fundit kundër tyre”.
“Shqipëria është gjithmonë një kundërshtar i vështirë. Ishte e vështirë jashtë fushe, por nuk ishte e lehtë në shtëpi. Shpresoj që të arrijnë në finalen e dytë”, deklaroi Lewandowski.
Dueli mes Polonisë dhe Shqipërisë zhvillohet të enjtën me fillim nga ora 20:45 në stadiumin PGE Narodowy në Varshavë. /Telegrafi/





