Donald Trump është në Memphis, ku pritet të mbajë një fjalim mbi përpjekjet për luftimin e krimit në SHBA.
Përpara se ta bëjë këtë, ai jep një përditësim rreth Iranit, duke thënë se Teherani “dëshiron zgjidhje” dhe se ka një “shans shumë të mirë për një marrëveshje”.

“E gjithë jeta ime ka qenë një negociatë, por me Iranin kemi negociuar për një kohë të gjatë. Këtë herë, ata janë seriozë”, thotë Trump, transmeton Telegrafi.
“Ne kemi eliminuar gjithçka që ka për t’u eliminuar në Iran, përfshirë udhëheqësit”, thotë ai, duke shtuar se Irani ka “një mundësi tjetër për t’i dhënë fund kërcënimeve të tij” ndaj SHBA-së dhe aleatëve të saj”.
“Tani po zhvillojmë diskutime vërtet të mira. Ato filluan mbrëmë, pak, një natë më parë. Mendoj se janë shumë të mirë. Ata duan paqe. Ata kanë rënë dakord se nuk do të kenë një armë bërthamore. Por do ta shohim. Duhet ta bëjmë”, shtoi presidenti amerikan.
Në anën tjetër, kryetari i parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, pretendoi se nuk kishte pasur bisedime, duke e quajtur atë “lajm të rremë”. /Telegrafi/





