A e dinit se në Itali në vitin 2020, u ndërtua një veturë me një ulëse të vetme të vendosur në qendër — dhe u miratua për përdorim të ligjshëm në rrugë?
Tani Dallara po shitet në ankand nga RM Sotheby’s me një vlerësim prej më shumë se 700,000 euro.

Projekti u krijua gjatë COVID-19, në 2020. Giampaolo Dallara, me ndihmën e një grupi inxhinierësh të rinj dhe ekipit të projektimit, vendosi të sillte në jetë një veturë të re me një vend.
Nëse kjo veturë jashtëzakonisht e rrallë ju pëlqen, mund të bëni një ofertë më 25 prill.
Të ardhurat do të shkojnë për Fondacionin Caterina Dallara, i dedikuar vajzës së themeluesit të markës, e cila ndërroi jetë në vitin 2007. /Telegrafi/





