“Irani rrezikon gjithë botën”, Netanyahu u bën thirrje vendeve tjera t’u bashkohen në luftë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se është koha që udhëheqësit botërorë të “bashkohen” me operacionet SHBA-Izrael kundër Iranit. "Jam i lumtur të them se mund të shoh disa prej tyre që fillojnë të lëvizin në atë drejtim, por nevojitet...

Bota
Reklame

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se është koha që udhëheqësit botërorë të “bashkohen” me operacionet SHBA-Izrael kundër Iranit.

“Jam i lumtur të them se mund të shoh disa prej tyre që fillojnë të lëvizin në atë drejtim, por nevojitet më shumë”, tha Netanyahu.

Duke vizituar vendin e një sulmi iranian në Arad në Izraelin jugor, Netanyahu tha se sulmi ishte “provë” se Irani duhet të ndalet dhe se “rrezikon të gjithë botën”.

Ai konfirmoi se askush nuk u vra në sulm, por shtoi se sulmi kishte “shënjestruar një zonë civile”.

Komentet e tij u bënë jehonë atyre të bëra nga presidenti amerikan, Donald Trump, i cili ka kritikuar vazhdimisht atë që ai e quan mungesë gatishmërie nga aleatët perëndimorë për të ofruar mbështetje të mëtejshme në konflikt, veçanërisht në ndihmën për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Ndryshe, Irani ka paralajmëruar se çmimet globale të naftës do të mbeten të larta për një kohë të gjatë nëse sulmohet infrastruktura e tij kryesore e energjisë.

Ai ka kërcënuar të “shkatërrojë” menjëherë vendet e energjisë dhe naftës në të gjithë Lindjen e Mesme nëse sulmohen termocentralet e saj. /Telegrafi/