Irani kërcënon të shkatërrojë qendrat e energjisë dhe naftës në të gjithë Lindjen e Mesme

Irani ka paralajmëruar se çmimet globale të naftës do të mbeten të larta për një kohë të gjatë nëse sulmohet infrastruktura e tij kryesore e energjisë. Ai ka kërcënuar të “shkatërrojë” menjëherë vendet e energjisë dhe naftës në të gjithë Lindjen e Me...

Bota
Reklame

Irani ka paralajmëruar se çmimet globale të naftës do të mbeten të larta për një kohë të gjatë nëse sulmohet infrastruktura e tij kryesore e energjisë.

Ai ka kërcënuar të “shkatërrojë” menjëherë vendet e energjisë dhe naftës në të gjithë Lindjen e Mesme nëse sulmohen termocentralet e saj.

“Menjëherë pasi termocentralet dhe infrastruktura në vendin tonë të jenë në shënjestër, infrastruktura kritike, infrastruktura energjetike dhe objektet e naftës në të gjithë rajonin do të konsiderohen shënjestra legjitime dhe do të shkatërrohen në një mënyrë të pakthyeshme, dhe çmimi i naftës do të mbetet i lartë për një kohë të gjatë”, tha kryetari i parlamentit, Mohammad Bagher Ghalibaf.

Kjo vjen pas ultimatumit të presidentit amerikan, Donald Trump, se nëse Irani nuk e “hap plotësisht” Ngushticën e Hormuzit brenda 48 orëve, SHBA-të “do të godasin dhe shkatërrojnë termocentralet e tyre”.

Ndryshe, çmimet globale të naftës janë rritur ndjeshëm pasi Irani në fakt ndërpreu të gjithë trafikun detar që kalonte nëpër Ngushticën e Hormuzit.

Rreth një e pesta e furnizimeve botërore me naftë dhe gaz natyror të lëngshëm kalojnë nëpër këtë rrugë të ngushtë ujore. /Telegrafi/