Xhiro e 26 në Albi Mall Superligë do të vazhdojë në fundjavë me disa ndeshje mjaftë interesante.
Derbi i kësaj xhiros do të zhvillohet mes Prishtinës dhe Ballkanit, të dielën me fillim nga ora 13:00.

Por lokacioni i kësaj ndeshje ka ndryshuar dhe nuk do të luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Kosova mund të luajë finalen e Play-Off për Botërorë në ‘Fadil Vokrri’ dhe kjo është arsyeja që Prishtina nuk do të luajë këtë javë në stadiumin e saj.
Sfida mes Prishtinës dhe Ballkanit është zhvendosur në Kampin Nacional në Hajvali të dielën me fillim nga ora 13:00.
Kujtojmë që këto dy skuadra edhe në rrethin e parë të Superligës kishin luajtur në Kampin Nacional, ku Prishtina fitoi 1-0. /Telegrafi/





