Llapi dhe Gjilani luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare

Llapi dhe Gjilani kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për xhiron e 25 në Albi Mall Superligën e Kosovës. Llapjanët janë nikoqir të gjilanasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin Zahir Pajaziti me fillim nga ora 13:...

Sport

Llapi dhe Gjilani kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për xhiron e 25 në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Llapjanët janë nikoqir të gjilanasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin Zahir Pajaziti me fillim nga ora 13:00.

Ekipi i Tahir Batatinës vjen nga dy fitore radhazi dhe synon fitoren e radhës për t’i ikur sa më shumë zonës së rrezikshme pasi Ferizaj dhe Drenica i qëndrojnë si hije.

Në anën tjetër, ekipi i Debatik Currit u mposht pas tri fitoreve radhazi që pati dhe synon t’i kthehet sa më shpejt rezultateve pozitive, pasi një fitore do ta dërgonte në pozitën e tretë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Llapi: Bllaca; Mulalic, Idrizi, Ajvazi, Blakçori; Aliu, Ramadani; H.Hyseni, Ademi, Sadriu; M.Hyseni;

Gjilani: Kolaj; Krivanjeva, Adili, Bilali, Ibrahimi; Taipi, Morina; Bilalli, Rrahmani, Prapashtica; Jarovic;