“Ejani dhe merreni” – futbollistët senegalezë reagojnë pas heqjes së titullit

Futbolli senegalez u trondit këtë të martë pas vendimit të papritur të Konfederata e Futbollit Afrikan (CAF) për t’i hequr titullin Kombëtares së Senegalit, vetëm dy muaj pas fitores së tyre në finale kundër Marokut. Trofeu i Kupës së Kombeve Afrikës...

Sport

Futbolli senegalez u trondit këtë të martë pas vendimit të papritur të Konfederata e Futbollit Afrikan (CAF) për t’i hequr titullin Kombëtares së Senegalit, vetëm dy muaj pas fitores së tyre në finale kundër Marokut.

Trofeu i Kupës së Kombeve Afrikës u regjistrua me rezultatin 3-0 në favor të Marokut, pas një apelimi të federatës marokene, duke anuluar vendimin fillestar të panelit disiplinor.

Komiteti i Apelit i CAF argumentoi se sjellja e ekipit senegalez përbënte shkelje të neneve 82 dhe 84 të rregullores së Kupës së Kombeve Afrikane, duke shpallur Shoqatën Senegaleze të Futbollit përgjegjëse për dorëzimin e ndeshjes. Ky vendim ka shkaktuar zemërim dhe reagime të forta në të gjithë vendin dhe mes futbollistëve senegalezë.

Mbrojtësi i Lyonit, Moussa Niakhaté, një nga lojtarët kyç të skuadrës, u shpreh: “Përgjithmonë, ne jemi kampionë të Afrikës dhe nuk do të lodhem kurrë ta them këtë! Jam krenar që jam pjesë e këtij grupi që solli titullin e dytë në Senegal.”

Ai më pas publikoi një foto me fanellën e Senegalit, trofe dhe medalje, duke shkruar sfidueshëm: “Ejani t’i merrni! Janë të çmendur!”.

Reagime të ngjashme erdhën edhe nga futbollistë të tjerë aktivë si Pathé Cisse i Rayo Vallecano-s, i cili ndau një foto me trofeun dhe medaljen, duke përdorur emoji që qeshin me lot, si dhe Ismaïla Sarr, El Malick Diouf dhe Habib Diarra, të cilët publikuan emoji që u interpretuan si tallje ndaj vendimit të CAF-së.

Edhe ish-lojtarët e ekipit kombëtar shprehën zhgënjimin e tyre. Pape Demba Diop deklaroi: “Mendoj se kjo është një çmendinë,” ndërsa sulmuesi i Clermont, Famara Diedhiou, kampioni afrikan i vitit 2022, shkroi ironikisht: “Afrika ka talent të jashtëzakonshëm”.

Ky vendim i diskutueshëm ka shkaktuar tronditje në të gjithë vendin dhe pritet të vazhdojë të provokojë reagime të forta në botën e futbollit afrikan. /Telegrafi/