Milani merr vendimin drastik për Leaon pas reagimit të tepruar në ndeshjen ndaj Lazios

Ka raportime në rritje se shpërthimi i fundit i Rafael Leao ka irrituar aq shumë drejtuesit e Milanit, saqë ata janë të gatshëm të dëgjojnë oferta të përshtatshme për shitjen e tij. Ai pritej të bëhej figura kyçe për të ardhmen e klubit pasi nënshkro...

Sport

Ka raportime në rritje se shpërthimi i fundit i Rafael Leao ka irrituar aq shumë drejtuesit e Milanit, saqë ata janë të gatshëm të dëgjojnë oferta të përshtatshme për shitjen e tij.

Ai pritej të bëhej figura kyçe për të ardhmen e klubit pasi nënshkroi një kontratë të re, e cila e bëri lojtarin më të paguar në skuadër.

Ideja ishte që ai të shndërrohej në lider dhe të arrinte më në fund pjekurinë në ‘San Siro’, por duke qenë se mbush 27 vjeç në qershor dhe po tregon shumë pak shenja për të ndryshuar zakonet e tij negative, durimi i klubit po shteron.

Leao u tregua i ngadalshëm gjatë zëvendësimit në humbjen ndaj Lazio, aq sa Mike Maignan u detyrua të vraponte nga porta drejt vijës anësore për ta shtyrë fizikisht jashtë fushës.

Më pas, ai refuzoi edhe përpjekjen e trajnerit Max Allegri për t’i dhënë një përqafim qetësues, ndërsa sipas La Gazzetta dello Sport, ai vazhdoi të shfrynte zemërimin ndaj shokut të skuadrës Christian Pulisic në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes.

Burime të shumta, përfshirë MilanNews, Tuttomercatoweb dhe Calciomercato, sugjerojnë se Milan është lodhur duke pritur që Leao të piqet, duke pranuar tashmë se kjo është pjesë e personalitetit të tij dhe jo thjesht mungesë eksperience apo rinie.

Duke pasur parasysh këtë, nuk ka plane për të zgjatur kontratën që aktualisht skadon në qershor të vitit 2028.

Madje, ndryshe nga sezonet e mëparshme, Milan është i gatshëm të dëgjojë oferta konkrete për shitjen e Leaos gjatë verës, me shpresën se klubet angleze do të ndërhyjnë.

Ai është lidhur më parë me klube si Paris Saint-Germain, Barcelona, Arsenal, Chelsea dhe Manchester United.

Bilanci i tij është 80 gola dhe 64 asistime në 284 ndeshje zyrtare për Milanin, ndërsa çmimi i kërkuar pritet të jetë rreth 80-90 milionë euro./Telegrafi/