Legjenda angleze Jamie Carragher beson se Liverpool duhet të forcojë mesfushën gjatë afatit kalimtar të verës, pasi skuadra po përballet shpesh me rënie në fund të ndeshjeve.
Duke folur në “Sky Sports” gjatë përballjes së Liverpoolit me Tottenham Hotspur në “Anfield”, ish-mbrojtësi i klubit anglez theksoi se problemet në qendër të mesfushës bëhen më të dukshme me kalimin e minutave.
“Sa më shumë që zgjat ndeshja, në çdo takim, Mac Allister has vështirësi dhe kjo është një problem i madh për Liverpoolin, në qendër të mesfushës”.
Ai shtoi se “Reds” mund të kenë nevojë të përforcojnë këtë repart gjatë verës për të krijuar më shumë balancë në skuadër.
“Kjo është diçka që duhet ta adresojnë në verë, ose ndoshta Dominik Szoboszlai duhet të rikthehet në një rol më qendror në mesfushë”.
“Kur Jones futet në lojë dhe ndeshja bëhet e hapur nga njëra anë në tjetrën, nuk e kuptoj pse ai merr rolin e Wirtz. Ai nuk është ai lloj lojtari. Thjesht kthehuni te 4-3-3 dhe vendosni një lojtar shtesë përpara mbrojtjes. Ka shumë hapësirë”, përfundoi ai.
Liverpooli nën presion po synon që ta përmbysë rezultatin të mërkurën ndaj Galatasarayt, me synimin që të kualifikohet në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve./Telegrafi/






