Mateo dhe Selin kanë arritur të shpëtojnë nga nominimi i vendosur nga Miri në Big Brother VIP Albania.
Ndërkohë, Brikena dhe Gimbo do të përballen në televotim, ku publiku do të vendosë se cili prej tyre do të largohet nga shtëpia në Prime-n e ardhshëm të së martës, me pyetjen: “Kë doni të largoni?”.
Mateo ishte banori i parë që u shpëtua nga televotimi, ndërsa pak minuta më vonë edhe Selin siguroi qëndrimin e saj në shtëpi.

Debate të forta mes Françeska Muratit dhe motrës së Keijsit: Unë nuk prish familje…
Ky nominim u vendos në Prime-n e kaluar nga Miri, i cili pasi u zgjodh lider i shtëpisë, vendosi të çonte në nominim katër banorë. /Telegrafi/





