Kurti në Tetovë, takohet me Kasamin dhe Mexhitin, në fokus zhvillimet politike dhe projektet e përbashkëta

Rajon

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami së bashku me Izet Mexhitin, kanë pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale politike në Maqedoninë e Veriut, përfaqësimin politik të shqiptarëve dhe bashkëpunimin rajonal. Kasami bëri të ditur se në fokus të bisedës ishin edhe marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës […]

Madhësia e shkronjave

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami së bashku me Izet Mexhitin, kanë pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale politike në Maqedoninë e Veriut, përfaqësimin politik të shqiptarëve dhe bashkëpunimin rajonal.

Kasami bëri të ditur se në fokus të bisedës ishin edhe marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, me theks të veçantë te projektet infrastrukturore që lidhin dy shtetet.

Ai e cilësoi Kurtin mik të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se nëntori i gjen të përkushtuar në punë dhe projekte të përbashkëta në të mirë të qytetarëve.

“Gjithmonë kënaqësi ta mirëpresim kryeministrin e Republikës së Kosovës, mikun tonë dhe mikun e madh të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, z. Albin Kurti. Bashkë me Izet Mexhitin, e njoftuam kryeministrin për zhvillimet aktuale politike, përfaqësimin politik të shqiptarëve në vend dhe bashkëpunimin rajonal. Biseduam për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, me theks të veçantë te projektet infrastukturore që lidhin dy shtetet tona. Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta, në të mirën e qytetarëve tanë”, ka shkruar Kasami.