Deklaratat e Listës së Studentëve në Serbi për Kosovën po vazhdojnë të ndjekin linjën e diskursit politik të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, veçanërisht kur bëhet fjalë për trashëgiminë kulturore dhe fetare serbe në Kosovë.
Në reagimin e fundit, kjo listë ka kundërshtuar Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore, i cili është miratuar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës, duke pretenduar se kompetencat e reja të inspektoratit mund të rrezikojnë mbrojtjen e manastireve, kishave ortodokse serbe dhe pronave të Kishës Ortodokse Serbe.
Në deklaratën e saj, Lista e Studentëve e paraqet procesin legjislativ si një çështje që mund të cenojë garancitë ekzistuese për trashëgiminë serbe, ndërsa u bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe institucioneve në Prishtinë që të ndërhyjnë për të siguruar, sipas saj, respektimin e mekanizmave të veçantë të mbrojtjes.
Megjithëse Lista Studentore në Serbi është shfaqur si një alternativë politike ndaj pushtetit të Aleksandar Vuçiqit, qëndrimet e saj për Kosovën tregojnë se kundërshtimi i presidentit serb nuk nënkupton domosdoshmërisht shkëputje nga politika e tij nacionaliste ndaj Kosovës.

Edhe në reagimin e fundit për Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore, kjo lëvizje ka përdorur argumente që përputhen me diskursin e kahershëm të Beogradit zyrtar: paraqitjen e vendimeve institucionale të Kosovës si kërcënim ndaj Kishës Ortodokse Serbe dhe trashëgimisë fetare serbe.
Kjo deklaratë vjen vetëm pak ditë pasi Lista Studentore publikoi programin e saj politik për Kosovën, në të cilin kundërshton pavarësinë e vendit dhe anëtarësimin e tij në organizatat ndërkombëtare, duke u zotuar se do të angazhohet për mbajtjen e Kosovës brenda përbërjes së Serbisë.
Pra, përderisa në Serbi kjo lëvizje kërkon ndryshime politike dhe sfidon pushtetin e Vuçiqit, në raport me Kosovën ajo vazhdon të mbajë qëndrime që përkojnë me politikën zyrtare serbe të dekadave të fundit.
Në programin e saj, Lista Studentore thotë se do të kundërshtojë vazhdimisht pavarësinë e Kosovës, do të pengojë anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare dhe do të kërkojë autonomi sa më të gjerë për komunat me shumicë serbe. Ajo gjithashtu paralajmëron rishikimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Këto qëndrime janë në vazhdën e politikës së Vuçiqit, i cili për vite me radhë e ka përdorur çështjen e Kosovës si temë qendrore të diskursit politik në Serbi, duke kundërshtuar shtetësinë e saj dhe duke e paraqitur çdo zhvillim që e forcon funksionimin e institucioneve të Kosovës si cenim të interesave serbe.
Kundërshtimi i projektligjit për trashëgiminë kulturore
Në deklaratën e fundit, Lista Studentore ka shprehur shqetësim për miratimin në lexim të parë të Projektligjit për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore në Kuvendin e Kosovës.
Ajo pretendon se kompetencat e reja inspektuese mund të dobësojnë regjimin e veçantë të mbrojtjes për manastiret dhe kishat ortodokse serbe, si dhe të anashkalojnë procedurat e përcaktuara me Ligjin për Zonat e Veçanta të Mbrojtura.
Lëvizja pretendon gjithashtu se projektligji është përgatitur pa konsultime me Kishën Ortodokse Serbe, prandaj u ka bërë thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë që ta monitorojnë procesin.
Në deklaratë, ajo përmend edhe detyrimet e Kosovës në kuadër të dialogut me Serbinë, duke kërkuar që dispozitat e projektligjit të jenë në përputhje me garancitë ekzistuese për mbrojtjen e trashëgimisë fetare serbe.
Megjithatë, në deklaratën e saj Lista Studentore nuk ofron ndonjë analizë konkrete të dispozitave të projektligjit që do të dëshmonte se kompetencat e inspektoratit cenojnë Ligjin për Zonat e Veçanta të Mbrojtura./Telegrafi.
Саопштење Студентског покрета поводом Нацрта закона о Централном инспекторату за културно наслеђе на Косову и МетохијиСтудентски покрет изражава забринутост поводом усвајања у првом читању Нацрта закона о Централном инспекторату за културно наслеђе у Скупштини тзв. државе Косово, посебно због могућих последица нових инспекцијских овлашћења на заштиту српског културног и верског наслеђа.Заштита културног наслеђа мора бити заснована на стручним принципима, владавини права и поштовању већ успостављених правних гаранција. Увођење нових механизама инспекцијског надзора не сме довести до умањивања посебног режима заштите српских православних манастира и цркава, нити до заобилажења постојећих процедура и надлежности предвиђених Законом о специјалним заштићеним зонама. Посебно забрињава чињеница да су ови прописи донети без консултација са Српском православном црквом, чији су верски објекти и имовина непосредно обухваћени предложеним законским решењима, чиме се директно умањују права верских заједница и заштита културног наслеђа.Позивамо надлежне представнике међународне заједнице да пажљиво прате овај процес, имајући у виду постојеће међународноправне гаранције заштите Српске православне цркве, њене имовине и културног наслеђа на Косову и Метохији, као и правно обавезујуће гаранције и обавезе које је Приштина преузела у процесу нормализације односа са Београдом, а надлежне институције у Приштини да у даљем законодавном поступку обезбеде пуну усклађеност предложених решења са наведеним гаранцијама и механизмима заштите.Очување културног наслеђа не сме бити предмет једностраних институционалних решења која могу угрозити постојеће гаранције заштите. Оно захтева правну сигурност, стручну одговорност, дијалог и учешће свих заинтересованих страна.
— Studenti_u_blokadi (@studentblokade) November 22, 2026

