Ishte i dënuar për narkotikë dhe i kërkuar nga autoritetet e Kosovës, Policia e Shtetit publikon pamje nga arrestimi i 36-vjeçarit në Fushë Krujë

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka arrestuar një 36-vjeçar, shtetas të Kosovës në Fushë Krujë, i cili ishte i dënuar për narkotikë dhe kërkohej nga autoritetet e Kosovës. Në njoftimin e Policisë së Shtetit thuhet se është finalizuar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale një tjetër […]

Nacionale

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka arrestuar një 36-vjeçar, shtetas të Kosovës në Fushë Krujë, i cili ishte i dënuar për narkotikë dhe kërkohej nga autoritetet e Kosovës.

Në njoftimin e Policisë së Shtetit thuhet se është finalizuar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “Operacionalja”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.


“Në kuadër të këtij operacioni, në Fushë Krujë, nga shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, u kap dhe u arrestua, me qëllim ekstradimin drejt Kosovës, shtetasi F. Sh., 36 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë.

Gjykata e Gjakovës/Kosovë, me vendimin e datës 14.03.2023, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vjet burgim dhe 550 euro gjobë, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit, 4 muaj e 10 ditë burgim, për veprat penale ‘Posedimi i paautorizuar, shpërndarja dhe shitja e narkotikëve, lëndëve psikotrope dhe substancave analoge” dhe ‘Kalimi i paligjshëm i kufirit’”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/