Në Bujanoc mbahet Panairi i 10-të i Bletarisë “Bleta nuk njeh kufij”

Në Bujanoc është mbajtur Panairi i 10-të i Bletarisë me moton “Bleta nuk njeh kufij”, një aktivitet që tashmë është shndërruar në traditë për këtë komunë dhe për komunitetin e bletarëve në rajon.
Hapjen zyrtare të panairit e bëri kryetari i komunës, Arbër Pajaziti, i cili theksoi rëndësinë që ka bletaria për natyrën, bujqësinë dhe ekonominë lokale.
Sipas tij, ky panair mbledh bletarë, prodhues dhe dashamirë të mjaltit nga vende të ndryshme, duke krijuar mundësi për shkëmbim përvojash, bashkëpunim dhe promovim të produkteve vendore.
Pajaziti vlerësoi punën e bletarëve, duke theksuar se bletaria është një veprimtari e rëndësishme jo vetëm për prodhimin e mjaltit, por edhe për ruajtjen e ekosistemit dhe zhvillimin e bujqësisë.
Ai gjithashtu uroi organizatorët dhe bletarët për kontributin e tyre në ruajtjen e kësaj tradite dhe në forcimin e ekonomisë lokale.